Our Mission NEWS
  • English
  • Albanian

Trajnim në Zhvillim dhe Menaxhim Organizativ për Organizatat e Shoqërisë Civile

Trajnim në Zhvillim dhe Menaxhim Organizativ për Organizatat e Shoqërisë Civile

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom” ECSORI, në datat 4-5-6 Qershor 2018, organizohet në Tiranë, në ambjentet e Hotel Mondial, Salla Dea, Trajnim në Zhvillim dhe Menaxhim Organizativ. Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e kapacitetit të përfaqësuesve të Organizatave të Shoqërisë Civile Rome dhe Egjiptiane dhe atyre që ju shërbejnë komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në fushat e zhvillimit organizativ si në vijim: qeverisja dhe menaxhimi i OSHC-ve, sistemet e brendshme të operimit, planifikimi strategjik, komunikimi i jashtëm dhe ngritja e fondeve.
Grupi i trajnimit do të përbëhet nga 30 përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile Rome dhe Egjiptiane dhe përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile që ju shërbejnë komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri. Organizatat janë të inkurajuara të propozojnë anëtare të stafit të përfshirë në çështjet e menaxhimit organizativ.
Të interesuarit janë të lutur të paraqesin kërkesën e tyre nëpërmjet e-mailit në adresën ngocenter@icc-al.org dhe info@anttarc.org, duke bashkëngjitur edhe CV-në e personit/ave (jo më shume se dy persona) të propozuar, brenda datës 28 Maj 2018. Personat e përzgjedhur do të njoftohen brenda datës 29 Maj 2018.

Ekipi i ECSORI/ ANTTARC
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Pallati Bores. Sh.1 A.20
Tiranë, Shqipëri
Tel: +35542247603
Mob: 0695291923
E-mail: ngocenter@icc-al.org; info@anttarc.org

Thirrje per pjesëmarrje-Trajnim në Zhvillim Organizativ_ECSORI