Our Mission NEWS
  • English
  • Albanian

Njoftimi për trajnerë

Njoftimi për trajnerë

Në kuadër të zbatimit të projektit “Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile” që financohet nga USAID dhe zbatohet nga ANTTARC, do të vijojnë të zhvillohen një sërë trajnimesh për organizatat e shoqërisë civile, institucionet shtetërore dhe biznesin.

Këto trajnime janë pjesë e asistencës teknike që është ofruar për organizatat e shoqërisë civile të përzgjedhura në 6 Raunde (secili Raund përfshin nga 10 Organizata). Duke qenë se Raundi 1 ka përfunduar, asistenca do të ofrohet për 50 organizatat e tjera në 5 raundet që vijojnë.

Periudha e ofrimit të asistencës teknike për këto organizata, ka filluar në shtator të 2017 dhe do të vazhdojë deri në qershor të vitit 2020.

Për të realizuar këto trajnime, na nevojitet të bashkëpunojmë me ofrues shërbimesh/trajnerë, të cilat do të kenë njohuri dhe ekspertizë për temat e mëposhtme:

  1. Avokatësia
  2. Marrëdhëniet dhe Partneriteti Ndërsektoriale
  3. Menaxhimi financiar për OJF
  4. Zhvillimi i anketimeve, përpunimi i të dhënave, studimi
  5. Qeverisja e mirë
  6. Angazhimi qytetar dhe i të rinjve
  7. Vullnetarizëm për ndryshime sociale
  8. Integriteti dhe Anti-Korrupsioni
  9. Buxhetimi gjinor
  10. Teknikat e pjesëmarrjes
  11. Përfshirja sociale

Çdo trajnim do të lehtësohet nga dy trajnerë. Trajnuesit do të kenë si pjesë të punës së tyre  përgatitjen e moduleve të trajnimit (manual për pjesëmarrëst, shembuj, raste studimore, ushtrime,etj) axhendën dhe planet e sesioneve të trajnerëve, në përputhje të gjitha këto me temën.

Të interesuarit janë të lutur që brenda datës 30 Qershor 2018, të dërgojnë CV, një përmbledhje të shkurtër për eksperiencat që kanë patur lidhur me temën/at që përzgjedhin, si dhe ofertën e tyre financiare.

Disa nga kriteret që duhet të plotësohen nga të interesuarit janë si më poshtë:

  • Diplomë universitare;
  • Experiencë në dhënien e trajnimeve, si dhe në lidhje me temën e përzgjedhur të trajnimit;
  • Minimalisht 5 vite eksperiencë në lehtësimin dhe zhvillimin e programeve të trajnimit;
  • Përvojë në lidhje me shoqërinë civile dhe administratën publike;
  • Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe analizuese;
  • Aftësi të mira në shkrimin e raporteve.

Mund të na kontaktoni në këtë adresë email-i dhe numër telefoni:

ngocenter@icc-al.org

0682277921

Faleminderit!