Our Mission NEWS
  • English
  • Albanian

Thirrje për Propozime, PACT, Raundi 3

Thirrje për Propozime, PACT, Raundi 3

Thirrja 3 për Propozime e PACT/ANTTARC është e hapur deri me 25 tetor 2017, ora 17.00. Ju lutemi vini re ndryshimin lidhur me adresën për shkak të sistemit të ri të adresave (vend-ndodhja e zyrës së ANTTARC nuk ka ndryshuar).

Në kuadrin e projektit “Partnerë së bashku kundër korrupsionit-PACT, të financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri (“Civil Society Facility/Civic Initiative and Capacity Building”), dhe që zbatohet nga Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC), në partneritet me Fondacionin Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) dhe qendrën Vepro për Shoqërinë (AfS), ANTTARC publikon Thirrjen e Tretë për Propozime.

Thirrja synon në mbështetjen e organizatave aktive të shoqërisë civile nga bashkitë e Shqipërisë së Veriut—qarqet Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër për të realizuar inisiativat e tyre në fushat e qeverisjes së mirë dhe anti-korrupsionit në nivel lokal.

Projekt propozimet duhet të dorëzohen ose postohen deri me datë 25 tetor 2017, ora 17.00 në adresën:

Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistences Teknike

Rr. Reshit Collaku, Pallati Borës Sh.1, Apt. 20

Tirana, Albania   

Propozimet e dërguara me email ose faks nuk pranohen.

Për aplikantët që duan të postojnë aplikimin e tyre, ju lutemi vini re ndryshimin lidhur me adresën për shkak të sistemit të ri të adresave, e cila është:

Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistences Teknike

Rr. Reshit Collaku, Nd. 40, H.7, Ap. 20

Njesia Administrative Nr. 10, 1001

Tirana, Albania

Për aplikantët që duan të dorëzojnë aplikimin e tyre, theksojmë se vend-ndodhja e zyrës së ANTTARC nuk ka ndryshuar.

Projekti PACT

Objektiva e PACT: “Rritja e angazhimit të organizatave të shoqerisë civile në 15 bashkitë e Shqipërisë së Veriut në qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit nëpërmjet fuqizimit të kapacitetit të tyre dhe financimit të inisiativave të tyre”.

Komponentët e PACT: Komponentët e projektit PACT janë: (1) Zhvillimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria e Veriut; (2) Avokimi për çeshtje të qeverisjes së mirë dhe anti-korrupsionit; dhe (3) Mbështetja financiare me nën-grante për organizatat e shoqërisë civile nga Shqipëria e Veriut për realizimin e inisiativave të tyre në fushën e qeverisjes së mirë dhe anti-korrupsionit. Në kuadrin e Kjo Thirrje për Propozime është nxjerrë në kuadër të Komponentit 3.

Pjesëmarrësit në skemën e nën-granteve të Fondit PACT:

Aplikantët potencial për nën-grante përfshijnë organizatat e shoqërisë civile që:

  • Janë të regjistruara në gjykatë;
  • Janë të regjistruara në zyrën e tatim-taksave (kanë NIPT aktiv);
  • Janë të regjistruara në zonën e mbulimit të projektit (Dibër, Kukës, Lezhë, ose Shkodër).

Projekti PACT ka si grup të synuar aktorët e shoqërisë civile nga katër qarqet e Shqiperise së Veriut (Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër) që janë aktive dhe që punojnë në fushat e mëposhtme:

  • Aktivitete monitoruese të punës së bashkisë, këshillit bashkiak, njësisë administrative, dhe institucioneve të de-koncentruara.
  • Monitorim i shërbimeve dhe zbatimit të legjislacionit aktual.
  • Pjesëmarrja e shoqërisë civile/qytetarëve në vendim-marrjen lokale, vendosjen e prioriteteve, zhvillimin dhe zbatimin e buxhetit, investimet publike dhe dhënien e shërbimeve.
  • Monitorimi qytetar dhe kërkesa e llogarisë nga qytetarët për përgjegjësi publike dhe shërbime publike pa korrupsion.
  • Mobilizimi i komunitetit për angazhim konstruktiv me institucionet publike, degjesa publike, etj.
  • Fushata informimi dhe ndërgjegjësimi (mbi të drejtën për informim, për shërbime publike, etj.).
  • Fuqizimi i medias dhe fushatat në media.
  • Studime vlerësuese dhe mbi politikat publike.

Iniciativat e aktorëve të shoqërisë civile të paregjistruar, siç janë organizatat me bazë komunitare, grupet e qytetareve dhe të rinjve, gazetarët local dhe aktivistët e shoqërisë civile, mund të mbështeten nëpërmjet organizatave të shoqërisë civile të formalizuara. Në këtë mënyrë, përveç realizimit të idesë së tyre, ata demonstrojnë edhe kapacitetin për bashkëpunim për arritjen e objektivave.

Bashkë-financimi: Projekt propozimet që do të financohen nga PACT duhet të bashkë-financojnë të paktën 5% të kostos totale të projektit.

Numri, madhesia dhe koha e zbatimit te granteve: Rreth 18 grante 5,000–10,000 Euro të zbatuara në një periudhë 6-mujore.

Procedurat e aplikimit

Aplikantet duhet të dorëzojnë në shqip:

në anglisht:

si dhe dokumentat e mëposhtëm:

  • Vendimi i Gjykatës dhe Statuti i organizatës (kopje; të fundit);
  • NIPT (kopje);
  • Dokumente të tjera mbështetëse.

Informacion dhe mbështetje

Për më shumë informacion shih/shkarko AneksiG_Udhëzimet për Aplikantët tek Paketa e Aplikimit.

Pyetjet mund të dërgohen deri me 11 tetor 2017 në info@anttarc.org. Përgjigjet do të postohen brenda datës 18 tetor 2017 në faqen e internetit të ANTTARC: http://anttarc.org.

Sesione informimi lidhur me këtë thirrje do të organizohen në (vendi do të njoftohet brenda datës 19 shtator 2017):

  • Kukës, me datë 26 shtator 2017, ora 11.00-13.00, American Corner (Pallati i Kulturës)
  • Burrel, me datë 27 shtator 2017, ora 11.00-13.00, Turizmi i Burrelit
  • Lezhë, me datë 28 shtator 2017, ora 11.00-13.00, Biblioteka (pranë Bashkisë Lezhë)
  • Shkodër, me datë 29 shtator 2017, ora 11.00-13.00, Qendra e Informimit e BE-së Shkodër

Një Seminar Trajnues në Zhvillimin dhe Menaxhimin e Projektit do të organizohet nga data 11-12 tetor 2017 në Lezhë, Hotel “Lis”, për një grup prej rreth 24 përfaqësuesish të shoqërise civile nga Shqipëria e Veriut të përfshirë në zhvillimin e projekteve. Personat e interesuar duhet te aplikojne deri me 29 shtator 2017 në info@anttarc.org. Ata që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në seminarin trajnues do të njoftohen deri me date 03 tetor 2017. Për më shumë informacion, shih Thirrje per pjesemarrje ne PCM_Raund 3