Misioni ynë LAJME
  • English
  • Albanian

Njoftimi për trajnerë

Njoftimi për trajnerë

Në kuadër të zbatimit të projektit “Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile” që financohet nga USAID dhe zbatohet nga ANTTARC, do të zhvillohen një sërë trajnimesh për organizatat e shoqërisë civile, institucionet shtetërore dhe biznesin.

Këto trajnime do të jenë pjesë e asistencës teknike që do të ofrohet për 60 organizatat e përzgjedhura, në gjashtë raunde të shtrira në 3.5 vite,  duke filluar nga shtatori 2017.

Për të realizuar këto trajnime, na nevojitet të bashkëpunojmë me ofrues shërbimesh/trajnerë.

Temat që do të trajtohen gjatë këtyre trajnimeve janë:

  1. Avokatësia
  2. Marrëdhëniet dhe Partneriteti Ndërsektoriale
  3. Menaxhimi financiar për OJF
  4. Zhvillimi i anketimeve, përpunimi i të dhënave, studimi
  5. Qeverisja e mirë
  6. Angazhimi qytetar dhe i të rinjve
  7. Vullnetarizëm për ndryshime sociale
  8. Integriteti dhe Anti-Korrupsioni

Çdo trajnim do të lehtësohet nga dy trajnerë. Trajnuesit do të kenë si pjesë të punës së tyre  përgatitjen e moduleve të trajnimit (manual, shembuj, raste studimore, ushtrime,etj) axhendën dhe planet e sesioneve në përputhje këto me temën.

Të interesuarit janë të lutur që brenda datës 20 Shtator 2017 të dërgojnë CV, një përmbledhje të shkurtër për eksperiencat që kanë patur lidhur me temën/at që përzgjedhin, si dhe oferëtn e tyre financiare.

Disa nga kriteret që duhet të plotësohen nga të interesuarit janë si më poshtë:

  • Diplomë universitare;
  • Experiencë në dhënien e trajnimeve dhe në lidhje me temën e përzgjedhur të trajnimit;
  • Minimalisht 5 vite eksperiencë në lehtësimin dhe zhvillimin e programeve të trajnimit;
  • Përvojë në lidhje me shoqërinë civile dhe administratën publike;
  • Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe analizuese;

Aftësi të mira në shkrimin e raporteve.