Misioni ynë LAJME
  • English
  • Albanian

Njoftim për Hapjen e Thirrjes për Aplikime _ Fondi ECSORI

Njoftim për Hapjen e Thirrjes për Aplikime _ Fondi ECSORI

Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike ANTTARC në partneritet me Amaro-Drom dhe AFCR në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom”  financuar nga  Bashkimi Evropian shpall Thirrjen për Aplikime e cila do të qendrojë e hapur nga data 12 Shtator 2018 deri më 26 Tetor 2018.

Qëllimi i mbështetjes financiare është që OSHC-të që ofrojnë shërbime për komunitetin Rom dhe Egjiptian, të jenë të afta të zbatojnë projekte e iniciativa që promovojnë të drejtat dhe integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri.

Afati i fundit për pyetje dhe sqarime, lidhur me Thirrjen për Aplikime është 12 Tetor 2018, ora 17.00.

Për më shumë informacion mbi Thirrjen për Aplikime, referojuni Annex G.1-Udhëzime për Aplikantët_Fondi ECSORI_ANTTARC

Ju lutemi shkarkoni dokumentat e paketës së aplikimit:

Aplikimet duhet të futen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen dorazi ose me postë) në adresën e mëposhtme:

Adresa postare:

Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistences Teknike

Rr. Reshit Collaku, Pallati Bores Sh.1, Apt. 20

Tirana, Albania

Për më shumë informacion mbi Thirrjen e hapur për aplikime mund të merrni pjesë në Sesionin e informimit që do të organizohet në ambjentet e Europe House, më datë 17 Shtator 2018, ora 10:30.