Thirrje e Hapur për Propozime – May 2019

Projekti i USAID “Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile”

Thirrje e Hapur për Propozime – May 2019

 “Iniciativa për forcimin e demokracisë, qeverisjes së mirë, angazhimit qytetar dhe luftës kundër korrupsionit”

Projekti i USAID “Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile” (më poshtë Projekti) synon të mbështesë dhe forcojë kapacitetet dhe llogari-dhënien e organizatave të shoqërisë civile, organizmave shtetërore dhe sektorit privat për të çuar përpara proçeset demokratike. Ky projekt zbatohet nga Janari 2017 deri në qershor 2020 dhe konsiston në tre komponente:

  1. Vlerësimi i organizatave nga shoqëria civile, sektori publik dhe biznesi;
  2. Mbështetja me grante e iniciativa të organizatave të shoqërisë civile; dhe
  3. Asistenca teknike për rritjen e kapaciteteve të organizatave nga shoqëria civile, sektori publik dhe biznesi.

Në kuadrin e mbështetjes me grante të iniciativave të organizatave të shoqërisë civile, Projekti nxjerr     Thirrjen për Propozime “Iniciativa për forcimin e demokracisë, qeverisjes së mirë, angazhimit qytetar dhe luftës kundër korrupsionit”.

Nëpërmjet kësaj Thirrje, Projekti synon të akordojë grante për organizata rinore apo organizata qe kane ne fokusin e tyre, te rinjte, per projekte që zgjasin 6 muaj. Maksimumi i granteve do të jetë deri në 15,000 USD. Fondet e alokuara për këtë thirrje janë në shumën prej 75,000 USD.

Organizatat rinore të shoqërisë civile që janë të regjistruara dhe funksionale dhe që merren me çështje të përfshirjes qytetare / rinore dhe qeverisjes demokratike përfshirë organizatat e përfshira në fuqizimin e të rinjve, të drejtat e të rinjve, qeverisja e mirë dhe anti-korrupsioni në nivel lokal dhe qendror, zhvillimi i kapaciteteve etj., inkurajohen të aplikojnë për grante.

Organizatat e shoqërisë civile duhet të paraqesin projekt propozimin e plotë, sipas formatit të kërkuar. Pranimi i aplikimeve mund të bëhet dorazi ose me postë deri më 18 Qershor 2019, ora 17:00. Aplikimet e sjella më vonë se data dhe ora e caktuar nuk do të pranohen.

Vetëm organizata të regjistruara ligjërisht në Shqipëri mund të aplikojnë në kuadrin e kësaj Thirrje.

Për informacionin e plotë lidhur me këtë Thirrje gjejini këtu :

RFA – Call Announcement. youth

Annex 1.1 Project_Proposal_Form (1)

Annex_1.2_Project_Proposal_Budget_Template

Annex_1.3_Project_Budget_Guidelines

Ju faleminderit dhe në pritje të aplikimeve tuaja.

ANTTARC / All rights reserved