SHTYHET AFATI PËR APLIKIMIN NË KUADËR TË “THIRRJE PËR PJESËMARRJE”

Në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e OSHC-ve në proçeset elektorale për një demokraci më të fortë dhe integrim të përshpejtuar në BE” që po zbatohet nga Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) në bashkëpunim me Institutin për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL), po krijojmë një Grup me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga i gjithë vendi, aktive në angazhimin qytetar dhe proçeset elektorale, i cili do të jetë promotori i realizimit të aktiviteteve të projektit. Nga secili qark i vendit do të përzgjidhen dy përfaqësues.

Anëtarët e Grupit do të marrin pjesë në një Program Trajnimi i cili do të përfshijë: Reforma dhe proçeset elektorale; Monitorimi i zgjedhjeve; Avokimi dhe lobimi; Zhvillimi i projektit. Ata do të realizojnë seminare dy-ditore në qarqet e tyre mbi monitorimin e zgjedhjeve nga shoqëria civile. Ata do të jenë kontribuesit kryesor në tryezat e rrumbullakëta mbi forcimin e rolit të shoqërise civile në proçeset elektorale dhe monitorimin e zgjedhje.

Inkurajojmë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që janë të interuesuara të bëhen pjesë e kësaj inisiative, të aplikojnë nëpërmjet e-mail-it në adresën [email protected], duke bashkëngjitur CV-në e tyre dhe një profil të shkurtër të organizatës që përfaqësojnë.

Afati per aplikim është shtyrë deri në datën 12 Maj 2024.

Për çdo informacion, mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e mësipërme të e-mail-it ose të na vizitoni në zyrat tona në adresën Rruga “Reshit Çollaku”, Pallati Borës, Sh. 1, A. 20, Tiranë.

Në datën 7 Maj 2024, nga ora 14.00-15.30 jeni të ftuar te merrni pjesë në takimin online ku do të keni mundësi të mësoni më tepër mbi projektin.

Zoom: https: https://zoom.us/j/93128072126?pwd=L0h3UXdiWEc4QXVIK2UveVNEdHF0dz09

Navigation

Contact us

Rruga Reshit Collaku
Pallati Bora Sh. 1 A.16
Tirana, Albania


[email protected]
(+355) 692096666