THIRRJE PËR OFERTË
Në kuadrin e projektit “Pjesëmarrja e OSHC-ve në proçeset elektorale për një demokraci më të fortë dhe integrim të përshpejtuar në BE” që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (QKBTAT), në bashkëpunim me Institutin për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL), QKBTAT do të realizojë një platformë për monitorimin e koordinuar nga OSHC-të të proceseve elektorale si dhe mirëmbajtjen e saj. Për detajet lidhur me pregatitjen dhe paraqitjen e ofertës, klikoni në linkun në vazhdim.