SHTYHET AFATI PËR SHPREHJEN E INTERESIT NË PROJEKTIN “FUQIZIMI I OSHC-VE PËR NJË SHOQËRI DEMOKRATIKE”

Shtyhet afati për shprehje interesi në projektin “Fuqizimi i OSHC-ve për një shoqëri demokratike”, i cili po zbatohet me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe do të zgjasë nga shtatori 2024 deri në gusht 2025.

Projekti synon të identifikojë OSHC-të që janë të interesuara të marrin pjesë në këtë projekt dhe fokusohet në fushat kryesore të mëposhtme:

  • Zhvillimin e kapaciteteve të organizatave pjesëmarrëse në Zhvillimin Organizativ dhe Mendimin Strategjik, Menaxhimin e projekteve, Qeverisjen e Mirë dhe Avokimin.
  • Programi i zhvillimit të kapaciteteve do të paraprihet nga Vlerësimi Organizativ, ku në bashkëpunim me organizata pjesëmarrëse do të identifikohen më në detaje nevojat për trajnim dhe mentorim.
  • Programe trajnimi në Zhvillimin Organizativ dhe Mendimin Strategjik, Menaxhimin e projekteve dhe Qeverisjen e Mirë dhe Avokimin.
  • Asistencën Teknike të Individualizuar për një periudhë 9-mujore ku organizatat pjesëmarrëse do të asistohen dhe mentorohen për të zbatuar aftësitë dhe strategjitë e fituara gjatë sesioneve të trajnimit si dhe zhvilluar dokumentet kryesore organizative.
  • Ndarja e përvojës midis organizatave pjesëmarrëse si dhe me aktorët e tjerë të shoqërisë civile.

Projekti do të bashkëpunojë me të paktën 10 OSHC. Kriteret për përzgjedhjen e OSHC-ve pjesëmarrëse janë:

  • Organizatat që janë të fokusuara në promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e grupeve të margjinalizuara (personat me aftësi të kufizuar, Roma, të rinjtë, gratë, LGBT, etj.), qeverisjen e mirë dhe anti-korrupsionin, monitorimin e zgjedhjeve, etj.;
  • Përfshirja e organizatave nga rajone të ndryshme të vendit;
  • Përfshirja e organizatave të reja, të pazhvilluara, por premtuese përsa i përket angazhimit të tyre qytetar.

Organizatat e interesuara janë të lutura të përcjellin informacionin paraprak tek [email protected] deri me 31 tetor 2024, duke plotësuar formën bashkëlidhur (THIRRJE PER PJESEMARRJE-21102024).

Për çdo paqartësi, na kontaktoni:

ANTTARC

Projekti “Fuqizimi i OSHC-ve për një shoqëri demokratike”

Rr. Reshit Collaku, Pallati Borës, 1/20, Tiranë

[email protected]

Navigation

Contact us

Rruga Reshit Collaku
Pallati Bora Sh. 1 A.16
Tirana, Albania


[email protected]
(+355) 692096666