THIRRJE PER PJESEMARRJE
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i OSHC-ve për një shoqëri demokratike”, i cili po zbatohet me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë, synojmë rritjen e kapacitetit të OSHC-ve në fushat e zhvillimit organizativ, menaxhimit të projekteve dhe avokimit për qeverisje të mire, nëpërmjet trajnimit, asistencës teknike dhe mentorimit. Ky projekt zbatohet nga shtatori 2024 deri në gusht 2025. Nëpërmjet Thirrjes për Pjesëmarrje, Projekti synon të identifikojë OSHC-të që janë të interesuara të marrin pjesë në vlerësimin organizativ dhe zhvillimit të kapaciteteve në fushat e sipër përmendura. Projekti do të bashkëpunojë me të paktën 10 OSHC. Për kriteret për përzgjedhjen dhe formën e aplikimit për pjesëmarrje, shihni THIRRJE PER PJESEMARRJE-Final